AKTIVITET TRAJNUES: “Ekspertimi, kushtet e vlefshmërisë dhe përdorshmërisë"

Shkolla e Magjistraturës, më datë 20 nëntor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Ekspertimi, kushtet e vlefshmërisë dhe përdorshmërisë. Caktimi i detyrave të ekspertit, shmangia e detyrave që konsistojnë në dhënien e mendimeve juridike, ri-ekspertimi, vlerësimi i ekspertimit në rastet e dhënies së mendimeve të veçanta nga ekspertët. Praktika gjyqësore lidhur me ekspertimin si provë në procesin penal dhe rastet e pavlefshmërisë”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspert: Engert Pëllumbi

Lehtësues: Florin Demollari

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të kuptohet qartë rëndësia e provës së ekspertimit në procesin penal, me qëllim shmangien e paracaktimit të vlerës së saj, e cila mund të pasjelli pavlefshmërinë e ekspertimit, papërdorshmërisë e mendimit të ekspertit dhe paragjykimit të çështjes.

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Prova e ekspertimit në procesin gjyqësor. Rëndësia, vlefshmëria dhe përdorshmëria e ekspertimit. Të përbashkëtat dhe dallimet e ekspertimit në proceset gjyqësore penale, civile dhe administrative.
  • Shmangia e detyrave që konsistojnë në dhënien nga ekspertët të mendimeve juridike. Kushtet e përdorshmërisë së mendimit të ekspertit. Rastet e ekspertimit të ri. Vlerësimi i ekspertimit në rastet e dhënies së mendimeve të veçanta nga ekspertët.
  • Praktika gjyqësore lidhur me ekspertimin si provë në procesin penal dhe rastet e pavlefshmërisë së ekspertimit dhe papërdorshmërisë së mendimit të ekspertit.
  • Organet proceduese që janë kompetentë për të vendosur kryerjen e ekspertimit në procesin penal. Emërimi i ekspertëve dhe caktimi i detyrave për zgjidhje. Vështrim krahasues me legjislacionin dhe praktikën gjyqësore italiane.
  • Shmangia e detyrave që konsistojnë në dhënien nga ekspertët të mendimeve juridike. Kushtet e përdorshmërisë së mendimit të ekspertit. Rastet e ekspertimit të ri. Vlerësimi i ekspertimit në rastet e dhënies së mendimeve të veçanta nga ekspertët.
  • Praktika gjyqësore lidhur me ekspertimin si provë në procesin penal dhe rastet e pavlefshmërisë së ekspertimit dhe papërdorshmërisë së mendimit të ekspertit.
  • Shmangia e detyrave që konsistojnë në dhënien nga ekspertët të mendimeve juridike. Kushtet e përdorshmërisë së mendimit të ekspertit. Rastet e ekspertimit të ri. Vlerësimi i ekspertimit në rastet e dhënies së mendimeve të veçanta nga ekspertët.
  • Praktika gjyqësore lidhur me ekspertimin si provë në procesin penal dhe rastet e pavlefshmërisë së ekspertimit dhe papërdorshmërisë së mendimit të ekspertit.

Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, hetues të BKH-së, etj.,  të Republikës së Shqipërisë.

Gjeni quizin në linkun më poshtë:

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/trajnim-20-janar/